Vodafone Albania është renditur në vend të 8-të në botë, për shpejtwsinë e internetit në celular. Kjo arritje e pozicionon Shqipërinë mes 10 rrjeteve më të shpejtë në të gjithë botën.
Renditja u publikua nga Forbes Middle East, bazuar në rezultatet e testimeve nga Speedtest by Ookla, ku në vend të parë për shpejtësinë e rrjetit celular spikat operatori Etisalat në Emiratet e Bashkuara Arabe, i ndjekur nga SK Telecom në Korenë e Jugut dhe Ooredoo në Katar.
Ky pozicionim është një sukses për tregun e komunikimeve elektronike në Shqipëri, në një kohë kur digjitalizimi dhe zhvillimi i rrjeteve digjitale është prioritet i axhendës së Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor.
Vetëm pak ditë më parë, Shqipëria priti Samitin e tretë të Ballkanit Perëndimor për këtë vit, ku qeveritë e Rajonit, Bashkimit Europian, përfaqësues nga agjencitë e sektorit publik dhe sipërmarrës privatë, shkëmbyen eksperienca dhe morën angazhime, për të çuar përpara digjitalizimin, si faktor kyc i krijimit të një të ardhmë të qedrueshme ekonomike për rajonin.