Një grup shkencëtarësh nga Zvicra kanë shpikur një dorezë dere që vetëdezinfektohet. Sipas tyre, një shpikje e tillë do të revolucionarizojë masat e sigurisë nëpër zyra, shkolla dhe spitale, në kohën që po luftojmë koronavirusin.
Doreza e Tweaq, që kushton rreth 500 euro, ka një bateri që shpërndan dezinfektuesin sa herë që ajo përdoret.
Sipas shpikësve të saj, doreza vret 99,9% të baktereve dhe mund të përdoret 1000 herë përpara se “karikatori” i saj i dezinfektantit të zëvendësohet me një tjetër, për rreth 50 euro.
Doreza mendohet se do të jetë gati për shitje vitin e ardhshëm.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";