Shkencëtari nga Hong Kongu zbulon një teknologji që mund ta identifikojë autizmin te fëmijët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një shkencëtar nga Hong Kongu ka zhvilluar një metodë duke përdorur teknologjinë artificiale ndër të tjera, për të skanuar retinën te fëmijët deri gjashtëvjeçar që të zbulohet hershëm autizmi apo rreziku i autizmit. Ai shpreson ta zhvillojë një produkt komercial këtë vit.

Skenimi i retinës mund të ndihmojë në zbulimin e hershëm të autizmit dhe tretmanin që pason, thotë Benny Zee, profesor i Universitetit Kinez në Hong Kong.

“Është e rëndësishme të fillohet herët me tretman, pasi ka gjasa më të mëdha për sukses”, thotë Zee, raportojnë mediumet kineze.

Me metodën e tij ai përdor kamera të rezolucionit të lartë me një softuer të ri kompjuterik që analizon një kombinim të faktorëve përfshirë shtresat e fibrave dhe po ashtu enët e gjakut në sy.

Advertisement

Teknologjia mund të përdoret për të identifikuar fëmijët që rrezikohen nga autizmi dhe për t’i futuar ata shpejt në programe të trajtimit, thotë Zee.

Disa fëmijë janë testuar me këtë teknologji, 46 me autizëm. Teknologjia ka qenë në gjendje të identifikojë autizmin në 95.7 për qind të rasteve. Mosha mesatare e të testuarve ishte 13, ndërsa më i riu 6 vjet.

Zbulimet e Zees janë publikuar në EClinicalMedicine.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy