Shkencëtarët kanë gjetur prova se një planet i ngjashëm me Tokën, në sistemin tonë diellor, mund të jetë duke rrethuar diellin në një tjetër orbitë.
Sipas tyre, ky planet i ngjashëm me Shtëpinë tonë, mund të jetë edhe më afër se Planeti hipotetik Nëntë, edhe pse mund të ekzistojë në pjesë të tjera të sistemit diellor.
Planeti Nëntë nuk zbuluar ende, por NASA thotë se mund të ketë një masë 10 herë më të madhe se Toka.
Zbulimet, të cilat janë publikuar në The Astronomical Journal, flasin për objekte në Rripin Kuiper, një disk me materiale si asteroidë ose shkëmbinj, sillen në një mënyrë të tillë si të ishin të ndikuar nga ekzistenca e një planeti të vogël mes tyre.
Disa prej objekteve është zbuluar se kanë sjellje të pazakonta orbitimi, gjë kjo që sugjeron se janë duke u tërhequr nga graviteti i një entiteti kozmik më të mëdha se ato që ndodhin zakonisht në atë zonë.
Në studimin e tyre, kërkuesit shkruajnë: “Parashikojmë ekzistencën e një planeti si Toka. Është e besueshme që një trup planetar primordial mund të mbijetojë në brezin e largët Kuiper si një planet i Brezit Kuiper (KBP), pasi shumë trupa të tillë ekzistonin në sistemi i hershëm diellor”.
Nëse planeti ekziston, studiuesit thonë se do të kishte trefishin e masës së Tokës.
Ata kanë parashikuar gjithashtu se orbita e planetit ka të ngjarë ta vendosë atë midis 250 dhe 500 AU nga Dielli.
Studiuesit shprehen se zbulimi i një planeti të ri në brezin Kuiper mund të japë përgjigje për pyetjet që mbeten pa përgjigje, rreth formimit dhe evolucionit të planetëve.