Shkencëtarët më të mirë të klimës në botë u kërkohet të ‘mbulojnë’ faktin se temperatura e Tokës nuk është rritur për 15 vitet e fundit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shkencëtarët më të mirë të klimës në botë u kërkohet të ‘mbulojnë’ faktin se temperatura e Tokës nuk është rritur për 15 vitet e fundit

Shkencëtarëve më të mirë të klimës në botë u kërkohet të ‘mbulojnë’ faktin se temperatura e Tokës nuk është rritur për 15 vitet e fundit

Shkencëtarët që punojnë në studimin më autoritar mbi ndryshimet klimatike u nxitën të mbulonin faktin se temperatura e botës nuk është rritur për 15 vitet e fundit, thuhet ne një kopje te zbuluar te një raporti të Kombeve të Bashkuara, e përpiluar nga qindra shkencëtarë, qe tregon se politikanët në Belgjikë, Gjermani, Hungari dhe Shtetet e Bashkuara ngritën shqetësime rreth draftit përfundimtar.

Raporti qe do te publikohet javen e ardhshme e trajton vitin 1998 si vitin më te nxehtë te regjistruar deri me tani, ndonese nisja e studimit nis pikerisht nga ai vit.

Raporti është rezultat i punës gjashtëvjeçare të Panelit Ndërqeveritar të OKB-së për Ndryshimet Klimatike (IPCC), i cili shihet si autoriteti botëror për shkallën e ndryshimit klimatik dhe çfarë po e shkakton atë.

Advertisement

Por dokumentet e zbuluara nga Associated Press, zbuluan shqetësime të thella midis politikanëve për mungesën e ngrohjes globale gjatë viteve të fundit.

Gjermania bëri thirrje që referencat për ngadalësimin e ngrohjes të fshihen, duke thënë se shikimi i një periudhe kohore prej vetëm 10 ose 15 vjetësh ishte ‘mashtruese’ dhe se ata duhet të fokusohen në dekada apo shekuj.

Belgjika kundërshtoi përdorimin e vitit 1998 si një vit fillestar për statistikat, pasi ishte jashtëzakonisht i ngrohtë dhe e bën grafikun të duket i sheshtë – dhe sugjeroi përdorimin e vitit 1999 ose 2000 në vend të kësaj për të dhënë një kurbë më lart.

“Raporti i fundit i vlerësimit” i IPCC u publikua në vitin 2007 dhe ka qenë subjekt i polemikave të mëdha pasi iu desh të korrigjonte pretendimin e turpshëm se Himalajet do të shkriheshin deri në vitin 2035.

Advertisement

Raporti i fundit, i cili shkon në 2,000 faqe, do t’u shfaqet përfaqësuesve nga të gjitha 195 qeveritë javën e ardhshme në një takim në Stokholm, të cilët mund të diskutojnë ndryshimet që duan të bëjnë.

Por që kur iu dha qeverive në qershor, ato kanë ngritur qindra kundërshtime.

Raporti pritet të thotë se shkalla e ngrohjes ndërmjet viteve 1998 dhe 2012 ishte rreth gjysma e normës mesatare që nga viti 1951.

Një shkencëtar gjerman i klimës – Stefan Rahmstorf, i cili rishikoi kapitullin mbi nivelet e detit – pranoi dje se ishte e mundur që autorët e raportit të ndiheshin nën presion për të trajtuar ngadalësimin e ngrohjes për shkak të ‘debatit publik’ rreth kësaj çështjeje.

Advertisement

Draft-raporti, i cili nuk është një hulumtim i ri, por një sintezë e gjithë punës që po bëhet nga shkencëtarët në mbarë botën, ka të ngjarë të kundërshtohet shumë në takimin tre-ditor.

Por shkencëtarët janë nën presion për të shpjeguar pse ngrohja nuk i ka kaluar nivelet e vitit 1998, megjithëse dekada 2000-2010 ishte më e nxehta e regjistruar./Daily Mail

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy