Kjo me shumë mundësi është makina Renault 30-vjeçare më e shtrenjtë në histori. Renault 4 e ish-presidentit slloven është shitur sikur të ishte një thesar i vogël – dhe e gjitha kjo, për një qëllim të mirë.

Ish-presidenti, Borut Pahor, mblodhi 60 mijë euro nga shitja e Renault 4, e vitit 1991 për bamirësi, për të ndihmuar fëmijët e diagnostikuar me kancer.

“Kur po kthehesha nga Brukseli30 vjet më parë, mbaj mend që vizitova disa fëmijë në spital dhe u dërgova çokollata. Ky ishte fillimi i marrëdhënies sonë që do vijonte gjatë. Dua të falënderoj veçanërisht familjen Frater (pronarët e rinj). Me fillimin e ankandit, e dija se ky nuk do të ishte një ankand për njerëzit që pëlqejnë makinat e mira, por edhe për njerëzit që kanë zemër të madhe”.

Të dielën, ai ia dorëzoi çelësat blerësit me ofertën më të mirë në ankand, biznesmenit vendas Aleksandar Fratar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Dhe tani akti i fundit. Këtu janë çelësat tuaj z. Aleksandër, fat të mirë dhe faleminderit”.

“Nuk ishte qëllimi ynë që ne të tërhiqnim vëmendjen e medias, qëllimi ynë në të vërtetë ishte të ndihmonim këta luftëtarë të vegjël. Pahor shërbeu për dy mandate si president i Sllovenisë, duke i dhënë fund mandatit të tij të dytë pesëvjeçar vitin e kaluar, kur u pasua nga Natasha Pirs Musar, presidentja e parë grua në vend.