Teleskopi James Webb ka arritur të fotografojë momentin e formimit të yjeve të rinj, në një galaksi që ndodhet 20 milionë vite dritë larg Tokës.

Sipas NASA-s, yjet janë fotografuar rastësisht, pasi objektivi i teleskopit ishin disa asteroide. Ato shihen në pjesën e sipërme, në të majtë të fotos.

Galaksia e quajtur NGC 5068 është e ngjashme me Rrugën e Qumështit dhe ndodhet brenda kostelacionit të Virgjëreshës, ku ndodhen galaksi të panumërta. Fotot e reja i shtohen arkivës së madhe të të dhënave për universin ku lindin këto yje dhe janë veçanërisht intriguese për astronomët.

Sipas NASA-s, përmes tyre mund të studiohen zonat ku formohen yjet, çka ndihmon në njohjen më të thellë të universit dhe të formimit dhe jetës së yjeve që krijohen në të.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Teleskopi Webb përdoret nga NASA, Agjencia Europiane e Hapësirës dhe Agjencia Hapësinore Kanadeze. Observatori që ka kushtuar 10 miliardë dollarë u lëshua në hapësirë dhjetorin e kaluar dhe ka karburant mjaftueshëm për të operuar për rreth 20 vite në hapësirë.