Qiell plotësisht i errët dhe shi meteorësh, me të paktën 100 të tillë në moment, ky është spektakli që mbrëmja e 14 dhjetorit do të dhurojë. Pozicioni i Tokës më pranë Diellit e më larg Marsit sjellin atë që konsiderohen si meteorët Geminidi.
Saktësisht, spektakli i yjeve nis pas orën 02:00 të mëngjesit të së enjtes, ndërsa bukuria e këtij fenomeni është e papërshkrueshme.
Shtigjet e shkëlqyera të dritës do të presin kupa qiellore gjatë javës, por të gjithë ata, pasioni i të cilëve për yjet do të fitojë mbi të ftohtin, do të mund të shijojnë një spektakël të pabesueshëm. Si gjithmonë, indikacionet për t’i parë ato në maksimumin e tyre jepen nga Unioni i Astronomëve.
Shiu i meteorëve Geminidi quhet kështu sepse vjen nga yjësia e Binjakëve. Në realitet, ai rrjedh nga fragmentet e lëna nga asteroidi 3200 Phaeton, i cili megjithatë ende nuk është përcaktuar me siguri nëse është me të vërtetë një asteroid i vërtetë. Sipas NASA, është e mundur që Phaethon të jetë një “kometë e vdekur” ose një lloj i ri objekti që astronomët po i referohen si “kometë shkëmbore”./vizionplus.tv/