Një komitet i Senatit të SHBA-së ka të ngjarë të votojë javën e ardhshme për një projektligj të paraqitur nga senatori republikan, Josh Hawley, në bazë të së cilit, punonjësve federalë në SHBA do të ju ndalohej të përdorin aplikacionin TikTok në pajisjet qeveritare.

Komiteti i Sigurisë së Brendshme dhe Çështjeve Qeveritare do të marrë në shqyrtim projektligjin “Jo TikTok në pajisjet e qeverisë” më 22 korrik.

“Ky aplikacion është një rrezik i madh për sigurinë”, ka thënë senatori Hawley.

Disa agjenci amerikane që merren me çështje të sigurisë kombëtare dhe të inteligjencës tashmë u kanë ndaluar punonjësve të përdorin aplikacionin, i cili lejon përdoruesit të krijojnë video. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë ndalimin e aplikacioneve kineze përfshirë TikTok, duke thënë ky aplikacion ndan informacione me qeverinë kineze.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai ka thënë se amerikanët duhet të jenë të kujdesshëm në përdorimin e aplikacionit. Sipas një ligji kinez të vitit 2017, kompanitë kineze kanë një detyrim të mbështesin dhe bashkëpunojnë në punën e inteligjencës kombëtare të Kinës.