SHBA-ja po shqyrton mundësinë e ndalimit të aplikacioneve kineze, përfshirë TikTok

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Shtetet e Bashkuara “po shqyrtojnë mundësinë” e ndalimit të aplikacioneve kineze, përfshirë TikTok, për shkak se ato ndajnë informacionet me qeverinë kineze.

Ligjvënësit amerikanë kanë ngritur shqetësime për sigurinë kombëtare, në lidhje me trajtimin e të dhënave të përdoruesve, nga ana e aplikacionit TikTok.

Ata kanë thënë se janë të shqetësuar për ligjet kineze, që kërkojnë nga kompanitë vendase “të mbështesin dhe bashkëpunojnë inteligjencën e kontrolluar nga Partia Komuniste Kineze”.

Pompeo tha se amerikanët duhet të jenë të kujdesshëm në përdorimin e këtij aplikacioni.

Advertisement

Tiktok është në pronësi të kompanisë ByteDance me bazë në Kinë.

Kur u pyet se çfarë u sugjeron njerëzve që shkarkojnë aplikacionin TikTok, Pompeo tha se “informacionet tuaja private do të jenë në duart e Partisë Komuniste Kineze”.

Në përgjigje të komenteve të tij, TikTok i tha agjencisë Reuters se kurrë nuk u ka siguruar të dhënat e përdoruesve autoriteteve në Kinë.

“Asnjëherë nuk kemi siguruar të dhëna të përdoruesve për qeverinë kineze, as nuk do ta bënim këtë nëse kërkohej”, tha TikTok në një përgjigje përmes postës elektronike/REL.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy