Samsung ka prezantuar zyrtarisht disa produkte të reja, mes tyre telefonat Galaxy Note 20 dhe Galaxy Note Ultra. Të dy telefonat lejojnë përdorimin e teknologjisë 5G dhe janë ndërtuar për të mundësuar përdoruesit të luajnë lojërat e Xbox Game Pass, me më shimë se 90 lojëra.

Note 20 ka një ekran prej 6,7 inç ndërsa ai Ultra 6,9, me një çmim që fillon nga 1000 dollarë, për versionin 4G e përfundon me 1400 dollarë, për versionin 20 Ultra 5G me 12 GB RAM dhe 512 GB memorie.

Të dy modelet kanë ekran më të madh se modeli paraardhës, Note 10 dhe kanë të instaluar sistemin Android 10. Telefonat vijnë me një sistem me kamera të trefishtë dhe sigurisht me stilolapsin SPen.

Kompania prezantoi edhe dy tableta, Galaxy Tab S7 dhe S7 Plus, si dhe orën Galaxy Watch 3 dhe kufjet Galaxy Buds Live.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";