Kompania Samsung ka prezantuar Galaxy S21 5G, Galaxy S21 + 5G dhe Galaxy S21 Ultra 5G, smartfonët e saj të rinj të rangut të lartë.
Siç është e qartë nga emrat, të gjithë ata kanë mbështetje për standardin e ri të lidhjes 5G.
Përveç kësaj, një element i përbashkët është prania e një inteligjence artificiale gjithnjë e më të integruar brenda ekosistemit Samsung, të tilla si për të menaxhuar në mënyrë të pavarur rendimentin e energjisë dhe cilësimet që mund të sigurojnë më mirë performancën dhe të ulin konsumin.
Pjesa fotografike gjithashtu është rinovuar, si nga ana estetike ashtu edhe nga funksionaliteti.
Galaxy S21 dhe Galaxy S21 + kanë një kamerë të trefishtë me sensorë 12 + 12 + 64 MP dhe një kamerë selfie 10 megapiksel, ndwrsa vëllai i madh, Galaxy S21 Ultra 5G, monton një konfigurim katërfish, 12 + 108 + 10 + 10 megapiksel, i kombinuar me një kamerë selfie 40 megapiksel.