Kompania Samsung po planifikon një ngjarje të re për të shfaqur produktet e fundit Galaxy.

Pas 5 gushtit të kaluar, ku zbuloi ndër të tjera Note 20 dhe Note 20 Ultra, kompania koreane është e gatshme të kthehet në skenën virtuale për një tjetër prezantim në internet.

Samsung do të prezantojë modelin ‘’Galaxy S20 Fan Edition”, një version më i lirë i pjesës së sipërme të gamës S20, nga i cili ruan disa karakteristika, transmeton atsh raportimin e agjencive.

Sipas kompanisë smartfoni do të ketë një ekran 6.5-inç Amoled me një shpejtësi rifreskimi 120 Hz. Procesori duhet të jetë Snapdragon 865, më performuesi i Qualcomm për versionin 5G dhe Exynos 990 për versionin 4G.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

‘’Galaxy S20 Fan Edition” pritet gjithashtu të ketë një kamerë të pasme të trefishtë, me të dy sensorë 12 megapikselë kryesor dhe ultra të gjerë, plus një lente telefoto 8 mp, ndërsa kamera e përparme do të ishte 32 mp.

Ndër veçoritë e tjera, sensori i gjurmës së gishtit i integruar në ekran dhe një bateri 4 500 mAh me karikim të shpejtë.

Ai do të jetë në dispozicion në ngjyrat blu, të bardhë, të verdhë, jeshile, të kuqe dhe portokalli, me një çmim që mund të jetë rreth 700 euro./ANSA.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";