Kompania “Samsung Electronics” raportoi humbje të frikshme, për 3 mujorin e parë të këtij viti, për shkak të rënies të ndjeshme të kërkesës në nivel global për pajisje elektronike në nisje të 2023 por edhe për shkak të kapërcimit të frikshëm të çmimeve.
Një nga kompanitë më të mëdha elektronike në botë, tha fitoi për periudhën janar-mars 2023, 478.6 milionë dollar, në rënie të ndjeshme me 95% nga e njëjta periudhë e një viti më parë dhe rënia më e madhe në një tremujor në 14 vitet e fundit.
Samsung tha po ashtu se tashmë do të fokusohet tek produktet e telefonisë celulare, me telefonat më të fundit të prodhuar, për të qenë sa më konkurrues në treg, me synimin për të rimëkëmbur fitimet dhe te ardhurat vjetore, teksa ekspertët parashikojnë një rritje të kërkesës globale, në gjysmë e dytë të këtij viti. Për këtë tremujor të dytë, rritje e fitimeve parashikohet kryesisht për kartat e memories.