Një nga gjërat që ka nxitur përkrahësit e Donald Trumpit ta mbështesin presidentin amerikan në qëndrimin se në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pati mashtrim, ishte volumi i madh i dezinformatave të shpërndara në rrjete sociale.

Sipas “New York Times”, rrjetet sociale kanë shërbyer për të keq në këtë rast.

Një video e “Newsmaxit” e mbushur me teori konspirative të mashtrimit (njerëz të vdekur që votonin, ndalim të funksionimit të vëzhgimit, defekte në softuerë) është postimi i tretë më i shpërndarë në tri ditët e fundit me 15 milionë shikime e 345 mijë shpërndarje.

Sipas raportimit, problem tjetër ka qenë edhe dilema mbi çka rrjetet sociale kanë “bllokuar” disa postime. Shpesh një mashtrim i publikuar nga rrjetet sociale është prezantuar si “keqinterpretim” e jo si një “postim total i rremë”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Twitteri ka qenë rrjeti social kryesor që ka ndaluar më së shumti postimet e presidentit Donald Trump, që shpalli fitoren para kohe dhe e akuzonte Partinë Demokratike për mashtrim.

Nën postimet e tij për rezultatet shfaqet shënjimi se fitues real i zgjedhjeve, në bazë të projeksioneve, është kandidati tjetër Joe Biden. Trumpi vazhdon të mos i pranojë rezultatet.