Me mbi 2 miliardë përdorues aktivë në të gjithë botën, WhatsApp është një nga aplikacionet më popullore. Por, me ndryshimet e fundit të politikës së privatësisë, ky aplikacion ka mërzituar përdoruesit e tij, sepse nga 8 shkurti nuk i lejon ata të kenë akses nëse nuk pranojnë që të dhënat e tyre t’i ndajnë me Facebook-un.

“Si pjesë e Kompanive Facebook, WhatsApp merr informacion dhe ndan informacion me kompanitë e tjera Facebook. Ne mund të përdorim informacionin që na japin ata dhe ata mund të përdorin informacionin që ne u japim”, lexohet në politikën e re të privatësisë.

Kjo politikë e re është për të gjitha vendet, përjashto Europën dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Vlen për t’u theksuar se Facebook nuk do të jetë në gjendje që të lexojë mesazhet, por vetëm se kujt po i shkruani mesazh.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Disa përdorues shkruan në Twitter se do ta fshijnë këtë aplikacion menjëherë: “Koha për të fshirë Facebook, Messenger, Instagram, dhe WhatsApp. Gati për të emigruar në Telegram, Signal dhe Twitter”.