Një robot cilindrik lëviz rrotull një dhome trajtimi, për t’u ndihmuar nëpunësve shëndetësorë që të matin nga distanca temperaturën, shtypjen e gjakut dhe përçimin e oksigjenit te pacientët e lidhur në ventilatorë. Një tjetër që duket si një reflektim i madh dritash fluoreshente sillet vazhdimisht përreth një spitali, duke e dezinfektuar ambientin me dritë ultravjollcë.
Ndërkohë, një robot në formë karroce u sjell ushqime personave të karantinuar në një hotel 16-katësh. Jashtë, dronët katërkëndësh bartin mostrat e testeve në laboratorë dhe kujdesen për zbatimin e urdhëresave për qëndrim brenda shtëpive, shkruan KOHA.
Këto janë vetëm disa prej dhjetëra mënyrave sesi robotët janë përdorur gjatë pandemisë së COVID-19, nisur prej njësive të përkujdesjes intensive e deri jashtë spitaleve, duke i automatizuar testimet, mbështetur sigurinë publike, e deri te kryerja e punëve të përditshme të jetës.
Mësimet që ata ofrojnë për të ardhmen janë të njëjta me ato që janë mësuar nga katastrofat e mëhershme, por që janë harruar shpejt. Robotët më të mirë për katastrofa janë ata si puna e këtyre të lartpërmendur, të cilët tanimë janë funksionalë në sektorët e shërbimeve shëndetësore dhe sigurisë publike.
Laboratorët kërkimorë janë duke punuar intensivisht në krijimin e robotëve të rinj, përfshirë ata që u shërbejnë nëpunësve të përkujdesjes intensive, duke ndihmuar nga distanca për marrjen e mostrave të gjakut dhe shtrishove nga goja. Këta prototipa nuk pritet që ta bëjnë dallimin tani. Mirëpo, robotët që janë aktualisht duke u zhvilluar mund ta bëjnë ndryshimin në të ardhmen, për raste të fatkeqësive, po qe se kërkimet aktuale robotike vazhdojnë.