Në Indi, vendi me numrin e dytë më të lartë në botë të rasteve Covid-19, një pjesë e vogël e spitaleve kanë filluar të përdorin robotë për të lidhur pacientët me njerëzit e tyre të dashur dhe për të ndihmuar punonjësit e kujdesit shëndetësor në vijën e parë të pandemisë.

“Invento Robotics” me qendër në Bangalore ka krijuar tre robotë për të kryer detyra të ndryshme duke filluar nga dezinfektimi i sipërfaqeve deri tek përgjigjja e pyetjeve të pacientëve.

Nga tetë modele që kompania ka shpalosur deri më tani, më i popullarizuari është Mitra, që në hindisht do të thotë “mik” dhe kushton rreth 10,000 dollarë.

Duke përdorur teknologjinë e njohjes së fytyrës, roboti mund të kujtojë emrat dhe fytyrat e pacientëve me të cilët ka ndërvepruar. Mitra mund të lëvizë rreth spitalit në mënyrë të pavarur, duke ndihmuar pacientët të lidhen me familjarët dhe mjekët përmes kamerave dhe një ekrani të bashkangjitur në gjoksin e saj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Balaji Viswanathan, CEO i Invento Robotics, thotë se Mitra angazhohet me pacientët dhe fiton besimin e tyre.

“Mund të tingëllojë ironike, por ne jemi duke përdorur robotë për të sjellë njerëzimin në spitale,” i tha ai CNN Business.

Spitali Yatharth në qytetin Noida, në Indinë veriore, ka vendosur dy robotë Mitra, njërin në hyrje të tij për të kontrolluar pacientët për simptomat e koronavirusit dhe tjetri në njësinë e kujdesit intensiv.

“Pacientët bëhen më të lumtur dhe pozitivë sa herë që roboti i viziton.” thotë ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";