Edhe para se pandemia e koronavirusit të ndizte bisedat globale për higjienën, kishte një pjesë në aeroplan që askush nuk donte ta prekte – derën e banjës.

Kjo është arsyeja pse linja ajrore japoneze ANA po teston një derë të re pa prekje që pasagjerët mund ta hapin me bërryl ose parakrah.

Një nga sfidat për të hartuar ndonjë gjë të re për një aeroplan është mungesa e hapësirës. Dyert e tualeteve hapen nga brenda ose kanë doreza të vogla, të sheshta në vend të dorezave normale.

Por, ajo që do të shihni në prototipin e ANA-s është diçka që është higjienike, por edhe ruan hapësirën: Doreza e njohur prej argjendi tani ka një sistem të bashkangjitur në të, në mënyrë që ta hapni duke shtypur në vend që të tërhiqni.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Brenda banjës, mekanizmi i kyçjes duket mjaft i njohur, me një buton që rrëshqet nga njëra anë në tjetrën. Një buton me madhësi më të madhe gjithashtu mund të kyçet dhe zhbllokohet me bërrylin tuaj, që do të thotë se mund të keni një derë plotësisht paprekje si brenda ashtu edhe jashtë.

Aktualisht, prototipi i dyerve është i disponueshëm vetëm në një sallë pritjeje të ANA në aeroportin Haneda të Tokios, ku kompania po mbledh komente për të deri në fund të gushtit. Nëse dizajni rezulton pozitiv dhe i lehtë për t’u përdorur, mund të ketë përdorim më të gjerë.

Risia e dyerve u konceptua nga JAMCO, një kompani japoneze që specializohet në produkte për industrinë e aviacionit.(CNN)

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";