Një kometë që nuk është parë që nga koha kur njerëzit e antikitetit lanë për herë të parë Afrikën, 80 mijë vite më parë, pritet t’i rikthehet rrugës së saj drejt Tokës. Dhe, sipas astronomëve, ajo mund të shihet me sy të lirë.

E njohur formalisht si C/2023 A3, u zbulua fillimisht më 22 shkurt nga katër teleskopë në Afrikën Jugore, Kili dhe Hawaii.

C/2023 A3 është aktualisht duke lëvizur me 180,610 milje për orë mes Saturnit dhe Jupiterit. Pritet që objekti qiellor të shihet në planetin tonë në tetor 2023.

Nuk dihet shumë rreth kësaj komete ndërsa të dhënat tregojnë se është një objekt shumë i madh, që do të kalojë në përpara diellit përpara se të bëhet e dukshme për syrin tonë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kujtojmë se kometat nisin të shkrinë ndërsa i afrohen diellit duke lëshuar një rrjedhë gazi dhe pluhuri që shpërndahet nga rrezatimi diellor dhe plazma duke formuar atë që njihet si bishti i kometës.