Videoloja e famshme “PUBG Mobile” ka arritur një tjetër shifër historike, me një miliard shkarkime në gjithë botën, ka njoftuar kompania “Tencent”.
Edhe pse numri nuk e përfshin Kinën, ai shënon prezencë të madhe të videolojës në botë.
“PUBG Mobile” është konsideruar gjatë si një nga lojërat më të famshme në planet, që kur u lansua më 2018. Në vitin 2019, ajo u bë videoloja me më së shumti fitime.
Krahas këtij njoftimi, kompania bëri të ditur edhe partneritetin me “Godzilla vs. Kong”.
Advertisement