Paris Saint-Germaini dhe Juventusi janë bërë klubet e para të futbollit që kanë listuar asetet digjitale në tri këmbimore të mëdha të kryptovalutave dhe ndikimi i tyre ka qenë i menjëhershëm dhe i madh.
Në 24 orët e para të qarkullimit, monedha e Juventusit “$JUV” u rrit për 113 për qind, për të kapur vlerën e 28 eurove, 14 herë më shumë se çmimi lansues.
Ndërkaq monedha e PSG-së, arriti kapital prej 100 milionë eurove dhe çmimi i saj u rrit në 32.75 euro për njësi, 16 herë më shumë se çmimi lansues.
Sipas kompanisë “Chiliz”, vlera e monedhave të klubeve sportive është rreth 150 milionë euro dhe në muajt e ardhshëm pritet që edhe klubet e tjera të mëdha të futbollit si Barcelona, Roma, Atletico Madridi dhe Independiente në Argjentinë do të hyjnë në këtë treg.