Nëse telefoni juaj duket se po ngarkohet ngadalë, mund të mos jetë imagjinata juaj, mbushja e baterisë me të vërtetë mund të zgjasë më shumë se dikur.

Ka shumë arsye pse telefoni juaj iPhone ose Android mund të marrë më shumë kohë se zakonisht për t’u ngarkuar, por arsyet më të zakonshme janë të lehta për t’u rregulluar.

Karikoni duke përdorur një kabllo ngarkimi fizike, jo një karikues wireless

Një mbushës wireless është i përshtatshëm, por është dukshëm më i ngadaltë sesa ta lidhni telefonin tuaj me një kabllo në mënyrën e modës së vjetër.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Arsyeja? Mbushësit pa tela janë përgjithësisht të kapur në një nivel shumë më të ulët të energjisë, 7,5 vat për iPhone, që do të thotë se ato mund të marrin rreth dy herë më shumë kohë sesa përdorimi i një kabllo USB, i cili mund të bartë 12 vat ose më shumë në telefonin tuaj.

Kablloja juaj mund të jetë e dëmtuar

Lidhja më e dobët në sistemin e mbushjes të telefonit tuaj është kablloja ose fisha që përdorni për ta mbushur. Edhe nëse nuk është dukshëm i dëmtuar, fishat USB mund të dëmtohen nga brenda, gjë që ndikon se sa rrymë mund të bartin.

Nëse dyshoni se telefoni juaj po ngarkohet më ngadalë sesa dikur, një nga mënyrat më të lehta për të zgjidhur problemet është zëvendësimi i fishës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Lidheni telefonin tuaj në një prizë, jo në kompjuterin tuaj

Për ngarkimin sa më të shpejtë të mundshëm duhet ta lidhni telefonin tuaj me një përshtatës energjetik ose mbushës, dhe pastaj ta lidhni atë në një prizë muri elektrike.

Portet USB të kompjuterit tuaj zakonisht japin rreth 2.5 vat. Në të kundërt, adaptorët moderne të energjisë zakonisht japin jo më pak se 12 vat. Kjo do të thotë që telefoni juaj mund të ngarkojë pothuajse pesë herë më shpejt kur vendoset në prizë muri.

Ju jeni duke përdorur një përshtatës të dobët të energjisë

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Jo të gjithë adaptuesit e rrymës janë të njëjta. Vitet e fundit, telefonat janë ndërtuar për tu lidhur me adaptorë dukshëm më të fuqishëm. Ka gjithashtu mbushës të cilët nuk janë të së njëjtës markë të telefonit tuaj por që janë më të fuqishëm dhe mbushin më shpejtë.

Por edhe vetëm përdorimi i ngarkuesit që erdhi me telefonin tuaj mund të ndihmojë. Nëse e lidhni telefonin tuaj në një përshtatës të vjetër të energjisë, si ai që erdhi me një telefon më të vjetër, ai mund të japë ndjeshëm më pak energji dhe të ngadalësojë procesin e mbushjes.

Mos përdorni adaptorët tuaj më të vjetër të energjisë, përdorni atë më të fundit që erdhi me telefonin tuaj aktual dhe për rezultatet më të mira, konsideroni se azhurnoheni në një përshtatës me ngarkesë të shpejtë.

Telefoni juaj po sforcohet shumë për tu ngarkuar

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Telefoni juaj do të ngarkohet më shpejt nëse e fikni plotësisht. Nëse telefoni juaj është ndezur, një pjesë e energjisë nga ngarkuesi do të devijohet për të drejtuar telefonin tuaj dhe çfarëdo detyrash në sfond që po kryen. Nëse nuk doni të fikni telefonin tuaj, është mirë që mos e përdorni gjatë ngarkimit.

Ka një problem me portën tuaj të ngarkimit

Më pak e mundshme, por ende një mundësi, është që porta e lidhjes së telefonit tuaj të ketë grumbulluar papastërti të vogla, apo edhe të dëmtohet. Nëse është e nevojshme, mund të pastroni portën e telefonit tuaj me disa mjete të thjeshta.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";