Spekulimet se një formë e jetës aliene ekziston përtej planetit tonë shkojnë deri në Greqinë dhe Romën e lashtë, megjithatë ne nuk kemi kontaktuar ende me ta.

Ka pasur teori të ndryshme, duke përfshirë  idenë se inteligjenca e nivelit njerëzor është krejtësisht ‘unike’ në univers, por një shkencëtar ka zbuluar një skenar më të mundshëm. Sipas tij qytetërimet aliene u shkatërruan nga shpërthimet e rrezeve gama (GRBs).

Këto shpërthime shpërndajnë një sasi tmerrësisht të madhe energjie dhe kanë ndodhur në galaktikat e largëta.Bëhet fjalë për rastet kur bërthamës së një ylli gjigant i mbaron karburanti dhe ai shembet nën peshën e vet duke lëshuar kështu një “super nova” masive rrezatimi.

“Bëhet fjalë për një rreze me përqendrim të lartë” tha profesori i astronomisë Dr. Frederick Ëalter. “Dhe, nëse drejtohet për te një galaktikë, në thelb mund të shkatërrojë jetën në rreth 10 për qind të planetëve në galaktikë.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Është vetëm një nga shumë shpjegimet e mundshme,” vuri në dukje ai. NASA i quan shpërthimet e rrezeve gama “klasa më e fuqishme e shpërthimeve në univers”.

Një shpërthim tipik shpërndan një rreze të ndritshme energjie të drejtuar: një kuintilion (një 1 e ndjekur nga 19 zero) herë më shumë se shkëlqimi i diellit tonë, më se i mjaftueshëm, me fjalë të tjera, për të djegur një qytetërim jashtëtokësor nga pozicioni i tij në galaktikë.

Për fat të mirë, bazuar në dekada të tëra kërkimesh nga Observatori Orbital i Rrezeve Gama Compton të NASA-s, shpërthimet e rrezeve gama janë relativisht të rralla në galaktikën tone, Rrugën e Qumështit.

Kur sateliti i Observatorit Compton u lëshua në 1991, studiuesit e NASA-s prisnin të shihnin më shumë ‘GRB’ që dilnin nga qendra e galaktikës sonë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por u vërtetua se këto ngjarje shpërthyese ‘super nova’ ishin shumë më të zakonshme në galaktikat më të reja, të largëta, ende të nxehta në procesin e formimit të yjeve të rinj.

“Është vlerësuar se ka një shpërthim të rrezeve gama çdo 100 milionë vjet apo më shumë, në çdo galaktikë”, sipas Dr. Ëalter, i cili ka dhënë një kurs mbi kërkimin e jetës jashtëtokësore në Universitetin Stony Brook në Nju Jork.

“Në mbi një miliard vjet, mesatarisht, ju mund të prisni që një numër i konsiderueshëm qytetërimesh të çrrënjosen,” tha ai.

Vlerësime të tjera kanë sugjeruar se shpërthimet e rrezeve gama mund të ndodhin aq shpesh sa një herë në 10 milionë vjet për çdo galaktikë – por secili prej tyre do të nënkuptonte që shumë specie aliene mund të zhduken përpara se të kenë një shans për të bërë shumë eksplorime të hapësirës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Astronomi i Stony Brook vuri në dukje se planeti Tokë është afërsisht 4.5 miliardë vjet i vjetër dhe u desh pothuajse kaq shumë kohë për të evoluar të vetmen specie teknologjikisht të avancuara që njerëzimi ka aktualisht prova: njerëzimi, vetë.

Kjo do të thotë, si një lojë ruletë ruse, Rruga e Qumështit vlerësohet të ketë përjetuar diku nga 45 deri në 450 ngjarje lokale GRB në historinë e Tokës. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";