Pse Inteligjenca Artificiale po “shqetëson” kaq shumë Senatin Amerikan?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pse Inteligjenca Artificiale po “shqetëson” kaq shumë Senatin Amerikan?

Zhvillimi i shpejtë i teknologjisë së inteligjencës artificiale në vitet e fundit ka shqetësuar Senatin Amerikan. CEO i kompanisë OPEN AI, e cila zgjeroi përdorimin e inteligjencës artificiale me produktin CHATGPT, iu përgjigj pyetjeve të senatorëve.

“Frika ime më e madhe është mundësia që ne t’i bëjmë dëm të konsiderueshëm botës,” tha Sam Altman.

Takimi u hap me një fjalim me zërin e një senatori të imituar nga inteligjenca artificiale, ndërsa CHATGPT shkroi transkriptin.

Sam Altman deklaroi se frika e tij më e madhe është të dëmtojë botën si industria e teknologjisë. Ai tha se shqetësimet e njerëzve ishin të kuptueshme.

Advertisement

Duke pranuar se inteligjenca artificiale mund të luajë një rol në dezinformimin në zgjedhjet e ardhshme presidenciale amerikane, Altman ofroi zgjidhjen e situatës.

Gjigantët e teknologjisë janë udhëzuar vazhdimisht nga Shtëpia e Bardhë që të mbrojnë publikun nga rreziqet e Inteligjencës Artificiale.

Sundar Pichai i Google, Satya Nadella i Microsoft dhe Sam Altmann nga OpenAI, u thirrën në godinën qeveritare më të fuqishme të botës ku morën më vete detyrën e ngarkuar nga presidenti amerikan, Joe Biden, për të garantuar sigurinë e njerëzimit.

Shtëpia e Bardhë e bëri të qartë se shumë shpejt do të vendosë rregulla për sektorin e Inteligjencës Artificiale. Produktet si ChatGPT dhe Bard kanë pushtuar vëmendjen e gjerë të publikut.

Advertisement

Programe të tilla u ofrojnë përdoruesve të zakonshëm një shans për të ndërvepruar me atë që njihet si “përgjigje të gjeneruara nga Inteligjenca Artificiale”, që arrin të përmbledhë informacione nga burime të shumfishta brenda pak sekondave, të krijojë kodime kompjuterike, shkruajë prezantime, madje edhe poezi.

Por avancimi i atyre programeve ka ardhur me një debat të ndezur lidhur me rolin e Inteligjencës Artificiale në shoqëri, pasi përveç përfitimeve, ky lloj sektori mund të sjellë edhe rreziqe, veçanërisht nëse bie në duart e botës së errët.

Advertisement

Urdhër nga Shtëpia e Bardhë: Të mbrohet njerëzimi nga Inteligjenca Artificiale

Advertisement

inteligjenca artificiale 3 1080x720

<!–

–>

Advertisement

Si do të jetë bota në vitin 2050?


mashkulli dhe femra ideale sipas AI 1201x720

Advertisement

<!–

–>

Mashkulli dhe femra ideale sipas Inteligjencës Artificiale

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy