Talibanët kanë bërë të ditur se duan të ndalojnë TikTok-un për shkak se, sipas tyre, promovon imoralitetin.

Ministria e Telekomunikacionit në Afganistan tha se aplikacioni popullor, ashtu si videoloja PUBG, do të ndalohen së shpejti për përdoruesit afganë.

“TikTok-u shpërndan video me përmbajtje imorale dhe joislamike në një vend islamik dhe ne duhet ta bllokojmë për hir të rinisë sonë”, tha një zyrtar taliban për “Daily Mail”.

“Po i shkatërrojnë të rinjtë tanë me përmbajtjen perëndimore, që është kundër nesh”, shtoi zyrtari.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";