HMD Global, një prodhues i telefonave inteligjentë Nokia, ka siguruar 230 milion dollarë investime nga partnerët, përfshirë Google, Qualcomm dhe Nokia Technologies, për të përshpejtuar zhvillimin e pajisjes së tij 5G.

Drejtori i Përgjithshëm, Florian Seiche thotë se suksesi i këtij raundi të financimit, më i madhi që kur HMD me qendër në Finlandë u themelua në fund të vitit 2016, konfirmon korrektësinë e strategjisë së tyre që synojnë të punojnë ngushtë me softuerët dhe partnerët e harduerit, raporton Reuters.

Pjesë e konsiderueshme

Ai nuk bëri të ditur shumat individuale, por tha se fondet nga të tre kompanitë veç e veç kanë një pjesë të konsiderueshme në shumën totale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Telefonat inteligjentë HMD mundësohen nga programi Android One i Google, një version i pastër i sistemit operativ (OS) që ofron një azhurnim të softuerit tre-vjeçar të sigurisë dhe një azhurnim dy-vjeçar të OS.

Pajisja e parë e 5G e HGD, Nokia 8.3 5G, do të dalë në shitje nga muaji tjetër, dhe Seiche thotë se investimi do të përshpejtojë zhvillimin e HMD-së për telefonat mobil më të lirë 5G.