Kompania ”Porsche” ka tërhequr 43 000 automjete të modeleve ”Taycan” dhe ”Taycan Cross Turismo”, modele të viteve 2020 dhe 2021, nga të cilat rreth 3 400 po qarkullojnë në Gjermani për një problem softueri që mund të ndalojë papritmas motorin.
Ekziston mundësia që në disa raste një mbyllje e fuqisë, me pasojë humbjen e fuqisë motorike, mund të aktivizohet gabimisht dhe sporadikisht.
Problemi është zgjidhur tashmë në seritë aktuale.
Pronarët e automjeteve të prekura mund të vazhdojnë t’i përdorin ato dhe do të kontaktohen drejtpërdrejt nga partneri përgjegjës i ”Porsche”.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
”Taycan” është makina e parë e plotë elektrike e prodhuesit gjerman.