Po sikur të shkarkonit të gjithë filmat e Netflix brenda sekondës?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Po sikur të shkarkonit të gjithë filmat e Netflix brenda sekondës?

Mund të tingëllojë e pamundur, por një grup inxhinierësh teknologjikë në Britaninë e Madhe mund ta bëjnë këtë realitet.

Inxhinierët e “University College London” thyen rekordin e transmetimit të të dhënave në rrjet, duke ndërtuar një mekanizëm në gjendje që të përçojë 178 terrabit për sekondë. Rekordi i mëparshëm ishte 172 terrabit për sekondë dhe ishte vendosur në muajin prill nga ekspertët japonezë të Institutit Kombëtar të Teknologjisë së Komunikimit.

Inxhinierët britanikë arritën që të thyejnë këtë rekord duke përdorur valë me gjatësi më të madhe se valët e përdorura zakonisht nga fibrat optike, që konsiderohen si infrastruktura më e shpejtë e transmetimit të të dhënave për masat. Zakonisht, në këtë infrastrukturë përdoren valë mbi 9 terrahertz (THz), ndërsa në eksperimentin e inxhinierëve të “University College London” vala e përdorur ishte 16.8 terrahertz (THz).

Ekipi i inxhinierëve e gjeti rrugën drejt famës dhe rekordit përmes kombinimit të teknologjive të ndryshme amplifikatorësh përforcues të sinjalit të dritës.

Advertisement

Sipas shkencëtarëve, kjo metodë mund të përshtatet lehtësisht në infrastrukturën aktuale të fibrave optike dhe ajo që nevojitet është vetëm përditësimi i amplifikatorëve që ndodhen tek shpërndarësit tradicionalë (Routers).

“Qendrat e grumbullimit dhe ruajtjes së të dhënave (Cloud) aktualisht jkanë në gjendje që të transportojnë mbi 35 terrabit për sekondë. Ne po punojmë me teknologjitë e reja që përdorin më me efikasitet të njëjtën infrastrukturë, duke marrë maksimumin nga fibrat optike”, deklaroi Lidia Galdino, udhëheqëse e studimit në fjalë.

Ekipi thotë se u nxit për të ndërtuar një sistem të tillë nga situata e pandemisë, ku kërkesa për internet u rrit forta, me disa operatorë që panë deri në 60 për qind rritje të trafikut në krahasim me periudhën para shpërthimit të krizës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy