“Platforma e Pandemisë” thyen çdo rekord – Shitjet rriten me 300%, CEO renditet në listën e njerëzve më të pasur në SHBA

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Platforma e Pandemisë” thyen çdo rekord – Shitjet rriten me 300%, CEO renditet në listën e njerëzve më të pasur në SHBA

Platforma e pandemisë, “Zoom”, pritet të raportojë një Tremujor Tjetër me fitime marramendëse, këtë të Hënë. Pritet që sërish, shitjet të jenë rritur me 300%, sikurse në Tremujorin e mëparshëm. Deri tani në fakt, ka qenë e pritshme për investitorët që kjo platformë të kishte pasur fitime “të çmendura”, mirëpo, ajo që mbetet në pikëpyetje është e ardhmja e kompanisë kur mos të ketë më punë nga distanca.

Për më tepër, një vaksinë COVID – 19 duket të jetë në horizontin e vitit 2021. Sikurse edhe kompani të shumta kanë raportuar vaksinat e tyre përkatëse me 95% efektivitet apo 70%, mesatarisht.

Nuk është e qartë se çfarë ndodh me biznesin e Zoom kur njerëzit fillojnë të kthehen në zyrë, por aksionet e kompanisë janë shitur, që me daljen e lajmeve pozitive të vaksinave.

Më 9 nëntor, pasi Pfizer tha se vaksina e saj tregoi një normë efikasiteti prej 90%, aksionet e Zoom ranë 17%.

Advertisement

Miliona familje në të gjithë botën kanë përdorur si Zoom, Google Meet, Microsoft Teams ose Apple’s FaceTime që kur pandemia ka shpërthyer. Gjasat janë që e njëjta gjë të ndodhë edhe përgjatë festave të fundvitit.

Për tremujorin e tretë, i cili përfundoi në tetor, Zoom pritet të tregojë rritje të të ardhurave prej 317% në 694 milion dollarë, sipas analistëve të anketuar nga Refinitiv. Kjo pason rritjen prej 355% në tremujorin e dytë të 2020-ës dhe 169% rritje, në tremujorin e parë.

Në tremujorin aktual, i cili përfundon në janar, rritja e Zoom parashikohet të qëndrojë në normën 288%. Më tej, analistët parashikojnë të fillojë rënia e platformës, madje edhe në shifra dramatike.

Sidoqoftë, Eric Yuan, themeluesi i aplikacionit, në më pak se dy vjet u bashkua zyrtarisht në Forbes 400, si një nga njerëzit më të pasur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Yuan ka grumbulluar një pasuri që tejkalon 17 miliardë dollarë, sipas Indeksit të Miliarderëve, Bloomberg.

Advertisement

Mbi fitimet neto, Yuan nuk ka pranuar të komentojë, kur është kontaktuar nga Business Insider, duke thënë përmes një përfaqësuesi të tij se ishte i zënë prej 18 orësh duke punuar për Zoom-in.(CNBC, scan)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy