Shkurtin e kaluar, disa nga modelet më të vjetra të telefonave “smart” dolën praktikisht jashtë tregut nga fakti se një nga aplikacionet më të përdorura, ndoshta më shumë se vetë thirrjet telefonike, nuk pranonte më teknologjinë e tyre.

Bëhet fjalë për WhatsApp, aplikacionin kryesor elektronik për transmetimin e mesazheve, nga viti 2015 pronë e gjigantit Facebook.

Drejtuesit e aplikacionit kanë bërë me dije se një seri modelesh të reja do të jenë të papërdorshme në fillimin e vitit të ri. Bëhet fjalë për sistemet Android 4.0.3 dhe iOs 9.

Sistemi Android 4.0.3 ka dalë në vitin 2011 dhe përfshin modele si Samsung Galaxy S2, Motorola Droid RAZR, HTC Desire dhe Huawei Ascend P1, ndër të tjerët, ndërkohë që iOS 9, i vitit 2015, përfshin iPhone 4S, iPhone 5, iPhone 5C dhe iPhone 5S.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Arsyeja e bllokimit të WhatsApp për këto modele vjen nga rritja e teknologjisë që aplikacioni pritet të arrijë në versionin e tij të fundit, por edhe elemente të sigurisë, që nuk garantoheshin më nga modelet e vjetra.