Instagrami do të nisë që t’i tregojë përdoruesve të tij postime nga persona të panjohur.
Rrjeti social ka futur “postimet e sugjeruara”, që do t’ju tregojnë postime nga njerëz që nuk i njihni pasi të keni mbaruar me postimet e atyre që ndiqni.
Postimet e të panjohurve do të kenë lidhje me ato që shikoni zakonisht, por sërish kjo gjë ka mërzitur përdoruesit e Instagramit, të cilët thonë se e kanë një arsye pse nuk ndjekin persona të caktuar.
Duke folur për “TechCrunch”, Robby Stein, drejtori i Instagramit, shpjegoi: “Qëllimi ynë është që kur njerëzit t’i kenë parë të gjitha, të vendosin më pas se si ta përdorin kohën e tyre në rrjetin social. Ne shikojmë që njerëzit kërkojnë postime të tjera për të cilat kanë interes pasi kanë parë postimet e atyre që ndjekin. Vendosëm që ta bëjmë më të lehtë për ata që “gërmojnë” gjatë gjithë kohës në Instagram”.
Risia e Instagramit do të jetë e disponueshme duke nisur që këtë javë.