Njerëzit që luajnë Fortnite në Apple Macs, iPhones dhe iPads u përjashtuan nga përditësimi i ri i lojës.
Kjo vjen disa javë pas prishjes së raporteve mes dy kompanive, që rezultoi me largimin e Fortnite-s prej App Store.
Kompjuterët Mac, të cilët nuk e përdorin App Store, janë ndikuar gjithashtu nga ky përditësim.
Përditësimi i Fortnite, shpesh bën ndryshime në lojë, dhe të enjten shfaqi një marrëveshje me superheronjtë e Marvel, përveç gjërave të tjera.
Shefi ekzekutiv i Epic Games, Tim Sweeney e fajësoi planin e kompanisë Apple, pasi i bëri këto ndryshime më 28 gusht, një ditë pas hapjes së sezonit të ri.
“Apple ka thënë se ata do ta anulojnë hyrjen në zhvillimin e lojërave në Epic Apple SDK, të premten”, tha ai.
“Nëse ata e bëjnë këtë, ne nuk do të mund ta përditësojmë Fortnite-n në Mac”.
Këto ngjarje filluan kur Epic lëshoi një përditësim të Fortnite-s që lejoi përdoruesit të blejnë lojën, direkt nga Epic, në vend se ta përdorin pagesën e sistemit të Apple-s, në të cilin ajo merr 30% të fitimeve, nga ato të ardhura.