Ndërsa kërpudhat magjike njihen për efektet e tyre halucinante, ato gjithashtu mund të luajnë një rol në trajtimin e disa problemeve të shëndetit mendor. Ose mund të ishin, nëse përdorimi i tyre nuk do të ishte i paligjshëm në shumicën e shteteve.
Oregon është shteti i parë amerikan që do të bëjë të ligjshëm përdorimin e “psilocibinë”, përbërja në kërpudha magjike, për trajtimin e shëndetit mendor në mjedise të mbikëqyrura. Para se të merrnin këtë vendim, studiuesit kryen një studim me 24 të rritur me shenja depresioni. Në përfundim u zbulua se dy doza të “psilocibinës” çuan në një ulje të madhe të shenjave të depresionit.
“Efekti që dha ishte katër herë më i madh se ajo që kemi parë me atidepresivët tradicionalë në treg”, tha Alan Davis, një ndihmës profesor i psikiatrisë dhe shkencave të sjelljes në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Johns Hopkins.
Një studim i vitit 2016 i kryer nga të njëjtët studiues të John Hopkins zbuloi se “psilocibina” mund të lehtësojë depresionin dhe ankthin tek pacientët që kishin kancer.
Por nga ana tjetër, “psilocibina” mund të prodhojnë halucinacione vizuale dhe dëgjimore dhe ndryshime të thella në vetëdije për disa orë pas gëlltitjes, sipas studiuesve.