Pentagoni ka hapur një faqe të re për t’i ofruar publikut të gjerë të gjitha informacionet e mundshme të deklasifikuara mbi UFO -t .
Videot dhe fotot do të jenë të disponueshme si dhe përgjigjet për pyetjet më të zakonshme në lidhje me këto fenomene.
Advertisement
“Ne jemi të përkushtuar ndaj transparencës”, siguruan autoritetet amerikane.
Faqja, e cila do të jetë e aksesueshme për personelin ushtarak ose agjenci të tjera qeveritare, do të jetë gjithashtu e hapur për përdoruesit civilë, të cilët nuk do të jenë në gjendje të postojnë raportet e tyre.
Advertisement
Faqja është aktualisht e aksesueshme në www.aaro.mil dhe është ende në ndërtim e sipër./Tgcom