PayPal hapet për kriptovalutat dhe Bitcoini “fluturon” duke kaluar natën e kaluar në nivelin më të lartë që nga korriku 2019 me 12 854 dollarë.
Mbështetja e kompanisë së shërbimeve financiare është në fakt një injeksion i ri i besimit për monedhat digjitale, të cilat janë rikthyer në modë me pandeminë që ka kufizuar përdorimin e parave të gatshme në favor të pagesave elektronike.
Ky fenomen gjithashtu ka tërhequr interesin e bankave qendrore, me BQE që shqyrton mundësinë e një euroje digjitale.
FED është më e kujdesshme. Banka qendrore e SHBA-së po vlerëson përfitimet e një monedhe digjitale, por ende nuk ka vendosur për këtë.
“Kjo është një nga fushat ku është më e rëndësishme për SHBA të jenë sa më eficente, sesa të jenë të parët”, theksojnë ekspertët e FED/ANSA.