Donald Trump ka nisur platformën e tij sociale pasi është blokuar nga Twitter dhe Facebook. Tani e tutje, mbështetësit e tij mund të komunikojnë me ish presidentin dhe të informohen në kohë reale për aktivitetet e tij përmes një rrjeti social të emërtuar ‘From the Desk of Donald J.Trump’ (Nga tavolina e Donald Trump) ku do të ngarkohen video dhe komunikata.
Mbështetësit, pasi të krijojnë një llogari, mund të marrin njoftime sa herë që Trump poston një mesazh, me një modalitet të ngjashëm me atë që ndodh sot në rrjetet sociale të tjera. Po ashtu, ka edhe një opsion që mesazhet e tij të shpërndahen edhe në Facebook dhe Twitter.
Trump është përjashtuar nga dy rrjetet e mëdha sociale pas sulmit që mbështetësit e tij i bënë Capitol Hill, selisë së Kongresit amerikan.