Sony ka nxjerrë në shitje një “walkman”, më shumë se 40 vite pas prodhimit të versionit të parë të kësaj pajisjeje me kaseta.
Walkman NW-A306 lejon klientët që të përdorin internetin për të shkarkuar muzikë dhe gjithashtu i jep qasje në shërbimet Spotify dhe YouTube.
Me një ekran me prekje rreth 10 cm, volumi i kësaj pajisjeje mund të ulet apo ngrihet me butonat anash.
Interesant është fakti se ky “walkman” kushton rreth 400 dollarë, më shumë se disa celularë, pavarësisht se me të nuk bën dot telefonata apo të dërgosh mesazhe. Por, marka japoneze pretendon se pajisja e saj e re është krijuar për dashamirësit e vërtetë të muzikës, pasi ofron një cilësi tingulli që celularët e shtrenjtë nuk e kanë.
Sony nxori në shitje walkman-in e parë, TPS-L2, në 1 korrik 1979, në Japoni.