Stephen Hawking studioi gjatë gjithë jetës së tij të paarritshmen: ligjet që qeverisin universin. I tij është pretendimi se hapësira dhe koha kanë një fillim dhe një fund në Big Bang dhe vrimat e zeza, përkatësisht.

Ky njeri, në lidhje me inteligjencën artificiale, pati deklaruar prerë: “Ajo mund t’i japë fund racës njerëzore”.

“Përgjigje të shkurtra për pyetjet e mëdha” quhet libri që doli në dritë disa muaj pas vdekjes së tij, në vitin 2018. Shkencëtari hartoi një listë çështjesh, nga evolucioni teknologjik deri te krijimi i universit. Dhe në mes tyre ishte edhe inteligjenca artificiale, në kohën kur debati për rrezikun e saj ishte ende larg.

“Ne mund të përballemi me një shpërthim inteligjence që përfundimisht rezulton në makineri, inteligjenca e të cilave e kalon tonën me më shumë sesa e jona inteligjencën e kërmijve”, thonte Hawking.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Këto fjalë marrin edhe më shumë kuptim kur kombinohen me deklaratat që ai dha në një intervistë për BBC, në vitin 2014, kur nuk ngurroi të thotë se “zhvillimi i një Inteligjence Artificiale të plotë mund të nënkuptojë fundin e racës njerëzore”.