“Vrasësit e dhimbjeve”, paracetamoli, ibuprofeni dhe aspirina mund të bëjnë më shumë sesa të mira për dhimbjet kronike. Ky është paralajmërimi që japin ekspertët shëndetësorë.
Draft-udhëzimi i ri nga Instituti Kombëtar për Përsosmërinë e Shëndetit dhe Kujdesit u bëri thirrje mjekëve që të bëjnë kujdes me këto ilaçe dhe të mos ua sugjerojnë pacientëve.
Instituti tha se ka pak ose aspak prova që të tregojnë se ilaçet e përdorura bëjnë një ndryshim në shëndetin e pacientit, cilësinë e jetës, dhimbjen ose shqetësimin psikologjik.
Në udhëzimin e ri, të botuar të hënën, thuhet se ka prova që ato mund të shkaktojnë dëm, siç është varësia.
Draft udhëzimi – i cili është nën konsultë deri më 14 gusht – rekomandon që disa antidepresivë të konsiderohen për njerëzit me dhimbje kronike parësore.
The post Paracetamoli mund të bëjë më shumë dëm sesa mirë appeared first on Vizion Plus.