Pandemia rrit tregun e tableteve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Romë, 4 nëntor– Tregu i tableteve vazhdon të përfitojë nga pandemia.

Nevoja për ekranet më të mëdha se ajo e një smartfoni për të punuar dhe folur nga distanca, si dhe për argëtim në shtëpi me përmbajtje audiovizive, ka rritur ndjeshëm dërgesat botërore të tableteve, të cilat në tremujorin e tretë regjistruan një rritje prej 24,9% që përkon në 47,6 milionë njësi.

Këto të dhëna komerciale vijnë nga kompania ‘’IDC’’ të cilat tregojnë performancën e mirë të kompanive Samsung, Lenovo dhe Huawei.

Në vendin e parë midis prodhuesve mbetet Apple: nga korriku deri në shtator ajo dërgoi 13,9 milionë iPad, me një rritje prej 17.4% dhe për këtë arsye nën mesataren e tregut.

Advertisement

Samsung tejkalon Amazon dhe rimerr pozicionin e dytë, ndërsa Amazon rrëshqet në vendin e tretë.

Jashtë podiumit mbetet Huawei e cila pavarësisht sanksioneve të SHBA po rritet edhe jashtë Kinës.

Kompania me bazë në Shenzhen e mbylli tremujorin me 4,9 milionë tablete të shitura, një rritje prej 32,9%. Lenovo mbyll klasifikimin me një rritje prej 62,4% në 4,1 milionë njësi/ATSH-ANSA.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy