Pasi mbyllja për shkak të COVID-19 pati efekt në tërë botën, miliona njerëz u kthyen te puna nga shtëpia dhe organizimi virtual i festave me shoqëri. Brenda natës, kamerat u kthyen nga aksesorë të thjeshtë kompjuteri në pluhur ari.

Edhe tani, rritja fillestare e kërkesës në muajin mars mezi është zvogëluar, me prodhuesit të cilët kanë luftuar t’i përmbushin kërkesat e shumë konsumatorëve që kanë provuar blerjen. Dhe, përderisa disa konsumatorë kanë qenë të suksesshëm, ka shumë dëshmi që shumë prej tyre janë ende duke kërkuar kot. Kërkesat në ngritje Telefonat smart, tabletët dhe laptopët përgjithësisht vijnë me kamera të integruara.

Por, shumë përdorues preferojnë pajisje të veçanta që mund të ofrojnë rezolucion më të lartë të videove ose të jenë më të përshtatshme në përdorim, për shembull një tripod. “Logitech” ka filluar dërgesën e kamerave përmes transportit ajror në vend të atij detar, që t’i arrijë shitësit sa më shpejt që është e mundur.

“Në këtë pikë ne jemi ende duke i përmbushur kërkesat”, u shpreh një përfaqësues. “Prodhimi është në mbytje të plotë. Në vijim furnizimi mund të shtrëngohet, por ne presim që ai të përmirësohet”. Produktet e njohura Shefi ekzekutiv, Bracken Darrell, i tha CNBC-së se kompania po “punonte çmendurisht” për të arritur kërkesën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dhe ai pret një valë tjetër të shitjeve nga studentët të cilët rikthehen në mësimin virual universitar në vjeshtë. Në Mbretërinë e Bashkuar, “Amazon”, “Currys” dhe “Argos”, të gjitha kanë modele të caktuara të kamerave për shitje.

Por, shumë prej tyre – duke përfshirë produktet më të famshme të krijuara nga kompani siç janë “Logitech”, “Microsoft” dhe “Razer” – janë jashtë tregut.

“Kam provuar me muaj të gjej një për nënën time”, thotë Matt Obee, një disenjator softuerik në Britani. “Ajo pati dëshirë të bashkohet me aktivitetet e përditshme të saj nga shtëpia.” Specifikisht me kishën virtuale. “Unë munda të gjeja vetëm disa me çmime marrëzisht të fryra, ose brende të panjohura”, tha ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";