Ka nisur këtë të shtunë në Pekin Ekspozita Ndërkombëtare e Automjeteve 2020, me dhjetëra modele të reja të makinave superluksoze që prezantohen për herë të parë.

Me pandeminë koronavirus që ka paralizuar mbarë botën, Auto China 2020 është aktiviteti i vetëm i këtij lloji që organizohet “live” për këtë vit. Me një sipërfaqe prej më shumë se 200 mijë metrash katrorë, kompanitë më të mëdha të prodhimit të automjeteve do të prezantojnë për publikun dhe adhuruesit e makinave 785 modele të reja, 82 prej të cilave shfaqen për herë të parë e nga të cilat 160 janë makina elektrike.

Shfaqja fokusohet tek inovacioni, kombinuar me teknologjitë më të fundit të tregut automobilistik edhe në modelet e vjetra.

Tregu i automjeteve në Kinë është sektori që është rimëkëmbur më shpejt gjatë muajve të fundit, edhe pse në pandemi. Shitjet e automjeteve u rritën vetëm në gusht me 11,6% në krahasim me një vit më parë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ekspozita në Pekin ishte menduar për në muajin prill, por u shty për shkak të pandemisë Covid-19. Ajo do të zgjasë deri më 5 tetor.