Pakistani bllokon TikTok-un për përmbajtje të paligjshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pakistani ka bllokuar aplikacionin kinez TikTok, për arsye të, siç thanë ata, dështimit në bashkëpunimin për të zhvilluar një mekanizëm efektiv për të kontrolluar përmbajtjet e paligjshme.

Në një deklaratë të premten, Autoriteti i Telekomunikacionit të Pakistanit tha se e ka marrë këtë vendim pas ankesave kundër përmbajtjeve “të pamoralshme dhe të turpshme” në platformën e videove.

TikTok ishte paralajmëruar më parë që të filtroj përmbajtje të tillë, por dështoi të respektojë udhëzimet, thanë nga autoriteti.

ATP shton se do të rishikoj ndalimin e tij, në rast se aplikacioni zbaton ndonjë mekanizëm që do të pastronte përmbajtjen e paligjshme.

Advertisement

Ndërsa, TikTok-u tha se është i vendosur të respektonte ligjin në tregjet ku ofrohet aplikacioni për shpërndarjen e videove, raporton AP.

TikTok, në pronësi të ByteDance me qendër në Kinë, është aplikacioni i tretë më i shkarkuar në botë gjatë vitit të fundit, pas WhatsApp-it dhe Facebook-ut, teksa në Pakistan është shkarkuar afër 39 milionë herë.

Aplikacioni është ndaluar edhe nga India dhe SHBA-ja për shkelje të udhëzimeve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy