Kriptomonedha Bitcoin ka arritur për herë të parë vlerën 60 mijë dollarë, duke përmbushur parashikimet e disa ekspertëve të bëra muaj më parë.

Që prej fundit të vitit të kaluar, vlera e Bitcoin është trefishuar, falë edhe përqafimit të kësaj metodë pagese edhe nga kompani të njohura. Në shkurt Elon Musk bleu 1,5 miliardë dollarë në Bitcoin dhe tha se kompania e tij, Tesla, do ta pranonte kriptomonedhën si mënyrë pagese në të ardhmen.

Megjithatë, disa ekspertë mendojnë që rritja e fundit erdhi për shkak të paketës stimuluese prej 1,9 trilionë dollarësh të miratuar nga Shtetet e Bashkuara për ekonominë e tyre.

Vlera totale e tregut të kësaj kriptomonedhe tejkaloi 1 trilion dollarë muajin e kaluar. Megjithatë Bitcoin ka shfaqur luhatje të shumta në të kaluarën dhe çmimi ka pësuar edhe ulje drastike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";