Nuk mjafton Toka, NASA dhe Nokia do pajisin Hënën me rrjet 4G

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nuk mjafton Toka, NASA dhe Nokia do pajisin Hënën me rrjet 4G

Nokia, një nga gjigantët e telekomunikacionit botëror, ka bërë të ditur se ka fituar konkursin e shpallur nga agjencia hapësinore amerikane, NASA, për instalimin e rrjetit të internetit 4G. Diçka që nuk do të përbënte lajm, nëse vendi ku rrjeti i shpejtë do të vendoset mos të ndodhej mbi kokat tona, në Hënë.

Pikërisht sateliti i vetëm natyror i planetit tonë është rikthyer në vëmendjen e NASA, që planifikon me programin e saj Artemis, të ndërtojë një strukturë të banuar në Hënë brenda vitit 2030.

Pajisja që do të mundësojë rrjetin 4G në Hënë do të instalohet brenda vitit 2022, duke përdorur një robot të ndërtuar enkas. Prania e rrjetit 4G dhe mundësia e transmetimit wireless do të mundësojë një shpejtësi komandash dhe komunikimi më të madhe, pothuajse në çast, si dhe një qartësi pamjesh dhe videosh që vijnë nga Hëna, të pakrahasueshme deri më tani”.

Roboti që do të pajisë Hënën me teknologjinë 4G dhe 5G

Nokia ka deklaruar se në të ardhmen aparaturat mund të përditësohen për të pranuar edhe teknologjinë 5G.

Advertisement

Nokia do të marrë rreth 14 milionë dollarë për teknologjinë e krijuar enkas për kushtet atmosferike hënore, pjesë e paketës 370 milionë dollarëshe që NASA ka vënë në dispozicion të rreth 14 kompanive private që e kanë ndihmuar në zgjidhjen e disa problemeve specifike.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy