Fitimi neto i tremujorit të tretë të prodhuesit finlandez të pajisjeve të telekomit, Nokia ishin më shumë se dyfishi, me 203 milionë euro, deklaroi kompania.
Nokia regjistroi një fitim neto prej 87 milionë eurosh në periudhën nga korriku deri në shtator të një viti më parë.
Shitjet neto për periudhën ishin 5,3 miliardë euro.
Duke parë përpara, shefi ekzekutiv, Pekka Lundmark theksoi se “performanca financiare e Nokia në 2021 duhet të jetë sfiduese. Ne duhet të rrisim më tej investimet në kërkim dhe zhvillim për të siguruar udhëheqjen e 5G.”
Kompania po përballet me një konkurrencë të fortë nga rivalët si Huawei i Kinës dhe Ericsson i Suedisë.
Kompania tha se ”asnjë nga fabrikat e saj nuk është mbyllur aktualisht për shkak të pandemisë së koronavirusit”/DPA.