Një kompani kineze, e specializuar për makina të lehta, ofron një nga modelet e saj me një çmim shumë konkurrues.
Bëhet fjalë për një S1-Pro, që shërben për lëvizje brenda qytetit, 100% elektrike dhe që mban deri në 3 persona, përfshi shoferin. Ky mjet është vetëm 2,4 metra i gjatë.
Kushton rreth 1000 euro dhe interesant është fakti që mund të porositet në faqet e internetit. Porosia të vjen në shtëpi pas rreth 30 ditësh, e paketuar në kuti, si çdo porosi tjetër “online”.
ChangLi S1-Pro arrin një shpejtësi maksimale prej 40 km/h dhe me vetëm një karikim, udhëton 50 kilometra. Mjaftueshëm për distanca të shkurtra, pa shpenzuar shumë.
Por, përpara se të tentoheni për të blerë një makinë të tillë, që janë shumë të zakonshme në Azi, duhet të konsultoheni me rregullat e sigurisë në Evropë, që janë shumë më strikte dhe që në shumicën e rasteve nuk lejojnë qarkullimin e makinave të tilla në rrugë publike.