Tim Berners-Lee, shkencëtar britanik i kompjuterave që shpiku internetin në 1989, është i shqetësuar se po ndodh një “ndarje dixhitale” globale sepse shumë të rinj nuk janë në gjendje të hyjnë në internet.

Në një letër të botuar të Premten, Berners-Lee dhe Rosemary Leith, bashkëthemelues të Fondacionit Web, shkruajnë: “Shumë të rinj mbeten të përjashtuar dhe të paaftë të përdorin internetin për të ndarë talentet dhe idetë e tyre”.

Ata besojnë se udhëheqësit botërorë duhet ta bëjnë lidhjen e internetit një përparësi kryesore në epokën post-Covid, duke argumentuar se çdo i ri që nuk mund të lidhet përfaqëson një “mundësi të humbur për ide të reja dhe inovacione që mund t’i shërbejnë njerëzimit”.

Ata duan që qeveritë të sigurojnë një bandë të gjerë universale deri në vitin 2030.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një e treta e njerëzve të moshës 15 deri 24 vjeç nuk kanë fare qasje në internet, sipas agjencisë së KB, Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit.

“Shumë më shumë u mungojnë të dhënat, pajisjet dhe lidhja e besueshme që u nevojiten për të shfrytëzuar sa më mirë uebin”, shkruajnë Berners-Lee dhe Leith në letrën vjetore të Fondacionit të Ueb-it për atë që është ditëlindja e 32-të e rrjetit botëror.