Një test për zbulimin e kancerit/ Shkencëtarët britanik afër zbulimit historik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një test për zbulimin e kancerit/ Shkencëtarët britanik afër zbulimit historik

Një test i ri i gjakut mund të jetë në gjendje të zbulojë më shumë se 50 lloje të kancerit para se të shfaqen simptomat. Shërbimi shëndetësor në Britaninë e Madhe njoftoi se këtë të hënë ka nisur një ndër provat shkencore  më të mëdha në vend, ku rreth 140,000 vullnetarë do i nënshtrohen testit ‘revolucionar’ të gjakut, për të zbuluar se sa e efektshme është metoda e re.

Testi,  i quajtur “Galleri”,  shqyrton ADN-në në gjak për të gjetur nëse ndonjë prej tyre vjen nga qelizat e kancerit. Testimi në fazat e para ka treguar se  është veçanërisht efektiv në gjetjen e kancerit që shpesh cilësohet i vështire për tu identifikuar, siç është kanceri i kokës, qafës, zorrëve, mushkërive, pankreasit dhe fytit. Vullnetarët do të jenë me prejardhje dhe etni të ndryshme dhe do të jenë të moshave nga 50 deri ne 77 vjeç.

Qytetarët nuk duhet të kenë pasur një diagnozë të kancerit në tre vitet e fundit, e do t’u kërkohet të japin një mostër gjaku në një klinikë, pastaj do të ftohen sërish pas 12 muajsh, për të siguruar mostra të tjera.

Autoritetet thanë se ky test i shpejtë dhe i thjeshtë i gjakut, mund të shënojë fillimin e një revolucioni në zbulimin dhe trajtimin e kancerit në të gjithë botën.

Advertisement

Kur një tumor zbulohet në fazën më të hershme, pacientët zakonisht kanë më shumë mundësi trajtimi dhe kanë 5 deri në 10 herë më shumë gjasa të mbijetojnë në krahasim me ato të zbuluar në fazën e katërt, e cila është më e avancuara.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy